Drosten: Pandemia në të vërtetë tani do të fillojë

192

Berlin, 25 shtator – Epidemiologu kryesor gjerman Kristian Drosten, në një fjalim në Konferencën botërore të shëndetit në Berlin, paralajmëroi për kremtimin e parakohshëm të suksesit të Gjermanisë në krizën me koronavirusin.

“Për të kapërcyer situatën në muajt e ardhshëm, duhet të ndryshojmë disa gjëra. Pandemia në të vërtetë tani do të fillojë edhe në Gjermani”, tha Drosten, duke shtuar se koronavirusi nuk është një fenomen shkencor, por katastrofë natyrore.

“Nuk mendoj se Gjermania është gati për disa muajt e ardhshëm me koronavirusin”, tha Drosten për Shpigel.

Comments are closed.