Berlin, 12 maj – Virologu gjerman Kristian Drosten pret që popullata e Gjermanisë të fitojë imunitet kundër Kovid-19 në një vit e gjysmë të ardhshëm.
“Kjo do të ndodhë me vaksinimin ose infeksionin natyror. Ky virus do të bëhet endemik dhe nuk do të zhduket. Kushdo që vendos të mos vaksinohet do të infektohet në mënyrë të pashmangshme”, tha Drosten.
Ai theksoi se asgjë nuk mund të bëhet në lidhje me këtë, sepse masat epidemiologjike do të hiqen me kohë.
Pas kësaj, virusi do të qarkullojë në mes popullatës së atyre që nuk janë imunizuar dhe fëmijëve të vegjël që nuk mund të vaksinohen.
“Virusi do të vazhdojë të përhapet pa u vënë re dhe më pas do të hasë njerëz që nuk janë vaksinuar”, tha Drosten.
Ai pret që dimrin e ardhshëm të ketë pacientë me Kovid-19 në gjendje t rëndë në kujdes intensive.
“Ata që do të vendosin në mënyrë aktive kundër vaksinës duhet të dinë se ata kanë vendosur në mënyrë aktive për infeksion natyror”, tha ai, duke shtuar se është vendim i lirë për secilin individ.