Jetpack ka publikuar së fundmi helikopterin dron me turbinë Jet, i cili do të shërbejë si veturë fluturuese personale. Përderisa vetura fluturuese është ende në fazën fillestare, prodhuesit e saj planifikojnë të fillojnë ndërtimin e prototipit të parë pas gjashtë muajsh. Plani është që të jetë helikopter me një ulëse, i cili mund të futet edhe në garazh të thjeshtë të makinës. Kompania dizajnoi veturën fluturuese, Jetpack Aviation (JPA), në vitin 2015 kur publikuan turbinën e parë JB-9. Tani Van Nuys, me bazë në Kaliforni planifikon që të përdor hapësirën për transport e njerëzve përmes kësaj makine fluturuese.