Shkup, 4 dhjetor – Në vendkalimin kufitar Tabanovc janë zbuluar rreth tetë kilogramë materie bimore, me siguri marijuanë, me automobil “Smart” me targa të Shqipërisë. Ministria e Punëve të Brendshme sot njoftoi se automjeti është drejtuar nga shtetasi shqiptar 56 vjeçari B.O, ndërsa materia bimore është fshehur në bunker nga pragu i djathtë dhe i majtë i automjetit. Ndërmerren masa për zbardhjen e tërësishme të rastit.