Në narko tregtinë e Lublanës u paraqit një drogë sintetike e re dhe shumë e rrezikshme e cila mund të jetë fatale për jetët e përdoruesve edhe në sasi të vogla. Fjala është për 4-fluoro-butirfentanilin. Ky është opiat sintetik i fentanilit, i cili shkakton kruarje dhe depresion serioz respirator – frymëmarrje të cekët, gjë që për përdoruesin e drogës mundet me qenë i rrezikshëm për jetë edhe nëse merret në sasi të vogla, kumtoi Instituti nacional slloven për shëndetin publik, transmeton gazetametro.net. Kjo drogë thuhet se është 700 herë më e fuqishme se heroina dhe deri tani ka vrarë më shumë se 50 njerëz dhe se mund të blihet vetëm nëpërmes internetit.