Didier Drogba shpreson të rikthehet përsëri te skuadra e Marseille. Kështu ka deklaruar sulmuesi afrikan në një intervistë për “Canal+”. “Dua të kthehem në Marseille si futbollist, por gjithsesi nuk mund të detyroj krerët e klubit për të më marrë. Unë shpresoj që të mbaj premtimin dhe të rikthehem atje një ditë”, deklaroi Drogba, përcjellë “lajmi.net”. Drogba theksoi që paga e tij e lartë, mund të jetë problemi i vetëm në këtë aspekt. Ish-sulmuesi i Chelseat është i lirë pas largimit nga Impact Montreal.