Një studim i ri ka gjetur dëshmi që marrja e drogave “psychedelic” mund të ngrisë nivele të ndryshme të vetëdijes. Hulumtuesit përdorën teknologjinë e imazhimit të trurit që të studiojnë efektet e përjetuara nga vullnetarët të cilëve iu ishte dhënë LSD, ketaminë apo psilocibinë (psilocybin), përbërje “psajkodelike” e gjetur në kërpudhat magjike. Në matjen e fushave magnetike të prodhuara në tru, shkencëtarët gjetën që, rreth të tre drogave, diversiteti i sinjaleve neurale ishte besueshëm më i lartë, shkruan The Telegraph, transmeton Klan Kosova. “Gjatë gjendjes psajkodelike, aktiviteti elektrik i trurit ishte më pak i parashikueshëm dhe më pak i integruar se gjatë zgjueshmërisë normale të vetëdijes – siç matet nga diversiteti global i sinjaleve”, tha profesori Anil Seth, bashkë-drejtor i Qendrës Sackler për Shkencë të Vetëdijes në Universitetin e Sussex, i cili po ashtu e udhëhoqi këtë hulumtim. Ky studim u publikua në Nature Scientific Reports.