Shkup, 18 korrik – Prezenca lëndëve narkotike në Burgun e Idrizovës çdo ditë e mw tepër është në rritje. Ky konstatim është përfshirë në raportin e gjashtë të Avokatit të Popullit, i cili enkas publikohet për gjendjen nw shtëpitë ndëshkuese përmirësuese dhe gjendjen e stacioneve të policisë. Sipas ombudsmanit Ixhet Memeti, në burgjet e vendit, posaçërësisht në atë të Idriozvës, qasja deri te substancat narkotike është shumë e lehtë dhe, siç theksoi ai, më tepër shqetëson fakti se në vend të shërimit të personave të varur nga droga, gjatë çdo vizite që e bëjnë ata evidente është tendenca e rekrutimit të përdoruesve të rinj të drogës. “Duke e vërejtur aktualitetin e këtij problemi, me ndihmën e mjekut neuropsikiatër ne e realizuam një hulumtim për përdorimin dhe mënyrën e shërimit të personave të varur nga lëndët narkotike në Burgun e Idrizovës. Çdoherë kur flasim për sistemin e burgjeve ne nuk konstatojmë progres, por vetëm kthim prapa. Kjo situatë ne vlerësojmë se vjen si rezultat i shkallës së lartë të korrupsionit, mungesës së kuadrit të trajnuar dhe profesional për punë me personat e dënuar, mungesën e mbrojtjes adekuate shëndetësore, arsimimit, risocializimit e kështu me radhë. Thënë shkurt vendi jonë dhe i gjithë sistemi ka dështuar në funksionin riedukues të dënimit. Ndërkohë kjo për të gjitha anomalitë brenda këtij sistemi autoritet vazhdojnë të heshtin”, tha ombudsmani Memeti. Ashtu si shumë herë që ka raportuar gazeta KOHA, edhe në këtë raport të Avokatit të Popullit, thuhet se në Burgun e Idrizovës, janë të vendosur rreth 2 mijë të burgosur, që sipas kapacitetit të plotë të këtij institucioni ndëshkues përmirësues, është dyfishtë më i lartë se sa normalja. Pavarësisht tendencës për të gjetur një pjesë që i plotëson kushtet dhe standardet e parapara ligjore, ekipi i përfaqësueseve të Ombudsmani, gjegjësisht Mekanizmi Parandalues Kombëtar, në burgun e Idrizovës, ka konstatuar se çdo repart qëndrimi është më i keq se tjetri. Në këtë drejtim nga vizita e realizuar muaj më parë zyra e Avokatit të Popullit ka konfirmuar se ne “Repartin e pranimit” në Burgun e Idrizovës qëndrojnë mbi 80 persona, të cilët në kundërshtim me ligjin janë mbajtur në atë vend më tepër se dy muaj. “Për shkak të mbipopullimit të këtij reparti, persona e dënuar që presin të transferon në dhomat përkatëse flenë në kartonë dhe dyshek të shtruar në dyshime, në korridore dhe gjithandej ku munden të gjejnë një hapësirë të vogël. Të gjithë këta persona për kryerjen e nevojave fiziologjike shfrytëzojnë vetëm një tualet i cili është plotësisht i shkatërruar dhe njëkohësisht këtë hapësirë ata e përdorin për rruajtjen e enëve të ushqimit, me arsyetim se vetëm në atë banjë kanë ujë”, thekson ombudsmani Memeti. (O.XH)