Majlinda Kelmendi ka triumfuar në kategorinë deri në 52 kilogramë në Grand Slamin e Abu Dhabit në xhudo. Krenaria e sportit kosovar kështu riktheu në Kosovë të artën, derisa xhudistët e tjerë si Loriana Kuka, Nora Gjakova dhe Akil Gjakova nuk treguan sukses të madh, duke u eleminuar herët, raporton Periskopi, përcjellë gazeta Koha. E derisa lavdëroi Majlindën, Kuka u tregua mjaft kritik me postimin e tij në Facebook për xhudistët e tjerë.
Më poshtë, postimi i plotë i tij:
Grand Slam Abu Dhabi 2019 përfundoj për Kosovën! Majlinda shkëlqeu përsëri me medalje të artë. Sot garoj Loriana Kuka 78 kg zuri vendin e 5 dhe mori 350 pikë Olimpike,përderisa në luftën për finale realisht kishte gjasa për fitore në luftën për medalje humbi kundër Francezes Kampione aktuale Botërore Malonga ku nuk ishte në performansën e saj të duhur! Deri në gjysëmfinale mposhti garueset nga Uzbekistani,mandej Kinezen dhe në çerekfinale anglezen Poëell. Akil Gjakova 73 kg dhe Nora Gjakova 57 kg fituan nga një luftë dhe mandej humbën në luftën e dytë,sishin as për së afërmi në nivelin e tyre të pritshëm. Vlen të ceket që për garë ishte lajmëruar edhe Distria Krasniqi por ajo nuk arriti peshën e duhur për garë! Gara e fundit për këtë vit do jetë Mastersi që mbahet në dhjetor në Qingdao të Kinës!