Shkrimtari i njohur shqiptar Dritëro Agolli është shtruar në spital. Ai është shtruar me urgjencë përpara tri ditësh në sanatoriumin e Tiranës, për shkak të vështirësisë në frymëmarrje. Edhe pse shkrimtari Agolli e ka refuzuar fillimisht shtrimin në spital, mjekët kanë insistuar për diçka të tillë, pasi gjendja e tij shëndetësore nuk paraqitet e mirë. Prej pak kohësh, gjendja e tij nuk është kaq e mirë. Bashkëshortja e shkrimtarit Dritëro Agolli, Sadija ka thënë se gjendja e tij për momentin është e mirë dhe se nuk ka gjë për tu shqetësuar.