Shkup, 31 tetor – Përfundimisht fillon procesi për krijimin e deponive rajonale për menaxhim me mbeturinat inerte, i cili do t’i zgjidh problemet e menaxhimit me mbeturinat në tërë territorin e vendit, paralajmëroi zëdhënësi qeveritar Mile Boshnjakovski, raporton gazeta KOHA.
“Qeveria në seancën e djeshme e shqyrtoi dhe miratoi informacionin për mjete financiare për përgatitje të dokumentacionit të tenderit për dhënie të menaxhimit me mbeturinat komunale në rajonin Jugperëndimor, të Pellagonisë, Vardarit dhe Juglindor nën koncesione. Realizimi i këtyre investimeve do të bëhet nëpërmjet dhënies së menaxhimit rajonal me mbeturinat komunale nën koncesion”, tha Boshnjakovski në konferencën e sotme për shtyp në Qeveri. Ai saktëson se rajoni i Pellagonisë, Vardarit, Jugperëndimor dhe Juglindor sollën vendime që obligimin t’ia dorëzojnë Qeverisë.
“Si Qeveri do ta zbatojmë procedurën për dhënie të menaxhimit me mbeturinat inerte komunale sipas Ligjit për koncesione dhe partneritet privat publik për këto rajone planore”, tha Boshnjakovski dhe përkujtoi se në rajonin e Pellagonisë dhe Juglindor të gjtiha komunat tashmë kanë sjellur vendim dhe janë të gatshme të fillojnë me procedurën për zgjedhje të koncesionerit. Problem ka, siç tha, në rajonin e Vardarit ku vendim nuk ka sjellur vetëm Komuna Rosoman ku duhet të vendoset qendra rajonale, ndërsa e njëjtë është edhe situata në rajonin Jugperëndimor ku vetëm komuna e Debarcës nuk ka sjellur vendim, ndërsa pikërisht atje duhet të vendoset deponia rajonale.
“Me komunat Debarcë dhe Rosoman nevojitet sërish të bisedohet me qëllim që t’i pranojnë rezultatet e studimeve të cilat janë përpunuar me IPA se ajo është zgjidhja më adekuate për menaxhim me mbeturinat inerte në Republikën e Maqedonisë. Këto komuna duhet të kenë sens dhe të pajtohen se në territorin e tyre duhet të ndërtohen këto qendra rajonale, sepse në të kundërtën do të humben mjete të mëdha financiare dhe kohë plotësuese”, potencoi Boshnjakovski. Ai theksoi se përmes IPA fondeve tashmë janë siguruar mjete për realizimin e deponive rajonale për rajonin planor Lindor dhe Verilindor. Për rajonin e Pollogut, shtoi, ka filluar përpunimi i dokumentacionit teknik me ndihmën e Qeverisë zvicerane. (koha.mk)