Shkup, 9 janar – Zjarri në të cilin dje një grua vdiq nga tymi në Gjorçe Petrov supozohet të jetë shkaktuar nga dritat dekorative në bredhin e Vitit të Ri.
Policia sot njoftoi se dje rreth orës 17:00 nga Brigada zjarrfikëse Shkup u paraqit se gjatë shuarjes së zjarrit në banesën në rrugën “Shidska” në Shkup, në krevat u gjet trupi i pajetë i J.A. (62).
Siç citohet, nga zjarri, i cili me siguri u shkaktua nga dritat dekorative të bredhit të Vitit të Ri, është djegur dhoma e ditës. Vdekjen e konstatoi një mjek i Ndihmës së Shpejtë Mjekësore, ndërsa me urdhër të Prokurorit Publik, trupi i të ndjerës është çuar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në autopsi.