Dibër, 12 dhjetor – Kontigjenti i parë me dritare dhe dyer të prodhuara nga dy firma në Dibër dhe Qendrën Zhupë, nisen për në SHBA. Eksportin e ka realizuar firma “ARES Construction”, pronësi e Ibrahim Kolarit, biznesmen nga Dibra i cili më shumë se tre dekada jeton dhe vepron në SHBA.
“Ky furnizim më i vogël përbëhet nga 30 dyer dhe 45 dritare, por shpresojmë se tjerat do të jenë më të mëdha. Shpresa jonë bazohet në cilësinë e produkteve. Edhe pse në SHBA ka gjithçka, por ne duam të ndihmojmë vendlindjes tonë”, theksoi në një bisedë telefonike Kolari.
Në atë mënyrë, theksoi, do të rritet puna e firmave dhe do të hapen vende të reja të punës.
“Duam të ndikojmë në uljen e migracionit, të rinjtë të mbeten në vendlindje, të mos largohen nga vendi”, ka theksuar Kolari.
Sipas tij, pothuajse e gjithë Dibra apo rreth 15.000 dibran janë përtej oqeanit.
Ibrahim Kolari është banori i parë i Dibrës i cili një pjesë të parave të fituara i investon në vendlindje, në firmën e tij ka më shumë se 20 të punësuar.