Dritan Dajti transportohet për trajtim mjekësor

40

Burime për Top Channel bëjnë me dije se Dritan Dajti i dënuar për vrasjen e 4 policëve është tranportuar për trajtim mjekësor në spitalin Nënë Tereza.

Nuk bëhet e ditur se çfarë problemesh shëndetësore ka shfaqur Dajti por ndërkohë në spitalin Nënë Tereza janë marrë masa të rrepta sigurie.

Kujtojmë se herën e fundit që Dajti u soll në Tirane për vizitë në një klinikë private, u pezulluan disa policë të burgjeve, pasi drejtori i burgjeve nuk ishte njoftuar për këtë lëvizje.