Nuk do të karantinohen për 10 ditë ashtu siç rrezikonin. Ekspedita e Dritës do të aterrojë sot në aeroportin ndërkombëtar të Prishtinës. Klubi gjilanas pritet të aterrojë rreth orës 12:00.
Gazeta Olle ka kërkuar një konfirmim nga drejtori sportiv i Dritës, Valon Zymberi, por nuk ka marrë përgjigje, përcjellë gazeta Koha.mk
Kampionët ndodhen në Nyon të Zvicrës, ku sot iu anulua ndeshja finale për parakualifikimet e Ligës së Kampionëve, shkaku i COVID-19.
U raportua gjatë ditës së djeshme që Drita pritet ta humb ndeshjen me rezultat zyrtar 3:0 pas karantinimit nga institucionet zvicerane, me gjilanasit që aventurën evropian pritet ta vazhdojnë në Ligën e Evropës.