Drita e Nuhiut mund Sileksin dhe plasohet në raundin e tretë të Liga Evropës

57

Drita ka prerë biletën për në raundin e tretë të Ligës së Evropës, pas fitores së sotme ndaj klubit nga Maqedonia Veriore, Sileks. Klubi gjilanas fitoi në udhëtim me rezultat prej 2 me 0, transmeton KOHA.

Fidan Gërbeshi ishte ai që i dha epërsinë Dritës në minutën e 48 duke shënuar nga penaltia. E në minutën e 78 vendasit mbetën pa një lojtar më pak në fushë kur Grozdanoski u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë.

Kurse golin e dytë e shënoi Ardian Limani në minutën e 80. Për të asistoi Hamdi Namani. Në raundin e tretë Drita do të përballet me Legia Varshavën në Poloni, më 24 shtator.

Kjo është hera e parë që Kosova do të ketë skuadër në raundin e tretë kualifikues të Ligës së Evropës.

Comments are closed.