Shkup, 17 janar – Sedat Berisha nuk do të jetë më futbollist i Dritës nga Gjilani. Lajmin për largimin e shkupjanit nga Gjilani e ka konfirmuar vetë skuadra kosovare në faqen e saj zyrtare në Facebook, përcjell gazeta Koha.
“Me marrëveshje të dyanshme është ndërpre bashkëpunimi me qendërmbrojtësin shkupjan Sedat Berisha. Berisha tek klubi jonë erdhi në Janar të vitit të kaluar nga Tirana dhe qëndroi për një vit! Klubi jonë i uron suksese në aventurën e re Sedatit, dhe e falënderon për profesionalizmin që ka treguar gjatë kësaj periudhe”, thuhet në kumtesën e skuadrës nga Gjilani, transmeton gazeta Koha.
Cekim, gjatë karrierës së tij profesionale Sedat Berisha ka mbrojtur ngjyrat e Shkupit, Metalurgut, Shkëndijës, Vllaznias nga Shkodra dhe Tiranës, ndërsa gjatë këtij afati kalimtar pritet të mësohet skuadra e tij e ardhshme. (koha.mk)