Shkup, 4 janar – Konform ligjit për cilësi të ajrit ambiental është ngritur procedurë kundërvajtëse dhe kufizim të punës së subjektit juridik deponia “Drislla” për shkak të tejkalimit të regjistruar të kufijve të lejuar për lëshim të inceleratorit, gjegjësisht furrës për djegie të mbeturinave mjekësore, informoi në konferencën e sotme për shtyp drejtori i Inspektoratit Shtetëror për Mjedis Jetësor, Mirosllav Bogdanovski.
“Gjoba varion deri në 25 mijë euro. Komisioni kundërvajtës solli vendim kontraktuar që deponia të dënohet me 8.500 euro. Veprohet rreth Ligjit për ajër ambiental. Kanë udhëzime në afat prej 90 ditëve të vendosin filtra dhe ta zgjidhin problemin”, tha Bogdanovski.
I pyetur nëse në periudhën prej 90 ditëve do të digjet mbeturinë mjekësore në “Drislla”, Bogdanovski tha se deponia guxon të djegë vetëm tetë orë në ditë, jo në tre turne, siç ka qenë deri më tani, kur atë e lejojnë kushtet e motit.
“Domethënë, pse nuk kemi variant rezervë për atë mbeturinë mjekësore dhe mund të shkaktohet problem shumë më i madh në lidhje me deponimin dhe veprimin me të. Mbeturina e plotë mjekësore nga Maqedonia dërgohet në “Drislla” dhe mund të bëhet problem i madh”, tha Bogdanovski.
Inspektorati pasi që është tejkaluar pragu për alarmim ka realizuar 15 mbikëqyrje të jashtëzakonshme inspektuese në Shkup dhe Tetovë në pajtim me Ligjin për cilësi të ajrit ambiental, me ç’rast për një subjekt juridik është ngritur procedurë për marrëveshje, ndërsa në tre vitet e ardhshme nuk ka pasur asnjë sanksion për asnjë subjekt juridik.