Një këngëtar që ia thotë muzikës me vokalin e tij të mrekullueshëm është edhe Drilon Jahdauti. Ai deri më tani ka realizuar shumë projekte e këngë të bukura, ndërkohë që vjen në një intervistë për InfraRed të gazetës KOHA ku tregon mbi karrierën e tij muzikore
Bisedoi: Blerand REXHEPI
KOHA: Ç’vend zë muzika në jetën tënde?
Muzika për mua është gjithçka.
KOHA: Zgjohesh me këngë në mëngjes?
Zakonisht zgjohem pa muzikë, nuk është që kam ndonjë hit kushedi se sa por më pëlqen “Ishim po s’jena”.
KOHA: Flitet që je duke punuar paralelisht për këngë të reja. Mund të dimë më shumë detaje rreth tyre?
Për momentin po punoj në albumin tim të dytë live.
KOHA: Jemi në fillimet në muzikë, si kanë qenë për ty duke e ditur që ke kultivuar muzikën e pastër shqipe?
Unë ka kohë që merrem me muzikë, çdo ditë e më shumë për mua është më e bukur ajo që e bëj për muzikën, ka qenë dhe do të mbetet gjithçka shumë e mirë.
KOHA: Gjithsesi, publiku është ai që jep gjykimin më të drejtë… Si ndikoni në jetën dhe perceptimi tek publiku?
Me publikun jam shumë energjik, pozitiv i buzëqeshur gjatë gjithë kohës saktësisht ata që më shtynë janë kaq pozitiv.
KOHA: Mendon se ia “rrëmbeve” zemrat atyre me muzikë, a ke menduar për ndonjë profesion tjetër?
Mendoj se me muzikë…
KOHA: Në shtëpi krahas ndjenjës komode, çfarë bën?
Shikoj televizion, gatuaj, kërcej…
KOHA: Pasi i vendosni kyçin derën, lini jashtë saj edhe çështjet e problematikave në punë apo i merrni me vete?
Zakonisht nëse kam diçka pa përfunduar, jam pak njeri i stresuar ngado që shkoj i marr me vete…(qesh).
KOHA: Receta e preferuar?
Pasta (makarona, shpageti).
KOHA: Cili është vendi më i bukur në botë për ty?
Kosova.
KOHA: Shumëkush, sidomos person publik, nuk e ka luksin e të qenit i “pagjykuar”! Vlen e njëjta gjë edhe për ty?
Paragjykimet do jenë gjithmonë si me luks si pa luks, të paktën unë mendoj kështu.
KOHA: Gjëja që doni më shumë në punën tuaj?
Energjinë që e kam gjithmonë dhe pozitivitetin. Faleminderit Zotit që më jep fuqinë edhe vullnetin për atë punë.
KOHA: I keni qejf fëmijët?
I dua shumë, pse jo të kem dhe një familje të madhe.
KOHA: Si e sheh veten si baba i ardhshëm?
Besoj shumë i kujdesshëm shumë shokë me fëmijët e mi, t’i mbaj me sa më shumë dashuri.
KOHA: Çfarë leksioni të kanë dhënë prindërit?
Kanë qenë dhe janë akoma shumë të kujdesshëm për mua më kanë dhënë dashurinë më të madhe që duhet t’i jepet një fëmije.
KOHA: Libri i fundit që ke lexuar?
Nuk paralexoj libra zakonisht….
KOHA: Hera e fundit që ke qeshur aq shumë, sa të kanë dalë lot?
Kur isha në pushime.
KOHA: Kënga që këndon në dush?
Nuk këndoj shpesh në dush (qesh).
KOHA: Projektet që ju presin?
Albumi i ri dhe shumë këngë e projekte më presin…