Tenis në Spanjë është prekur nga kurdisjet. Sipas të përditshmes sportive madrilene, Marca, njësia e krimeve ekonomike në Spanjë ka arrestuar 34 persona për manipulim të ndeshjeve të tenisit. Sipas tyre në mesin e të arrestuarve ka lojtarë profesionist dhe amator, përcjell gazeta Express. Operacioni për kapjen e personave që kanë manipuluar me ndeshjet e tenisit në Spanjë ka nisur në vitin 2015. Hetimet për të kapur personat e dyshuar për kurdisje të ndeshjeve janë zhvilluar në 12 vende.