Frenk Kesi është në skadencë kontrate dhe në gjurmët e tij janë vendosur shumë skuadra. E fundit e përfshirë në garë është Barcelona.
Katalanasit duan ta afrojnë falas, çka mund të ndërlikojë bisedimet e mesfushorit me kuqezinjtë për rinovimin. Ndërkohë, ai nuk duket i qetë siç u pa edhe dje kur gaboi nga pika e bardhë e penalltisë.
Në vend të tij u fut Bakajoko, që mund të jetë edhe zëvendësi në të ardhmen. Sidoqoftë, francezi duhet monitoruar pasi dje u dëmtua dhe nuk dihet sa do të qëndrojë larg fushave.