Shkup, 23 maj – Kompania “Drekslermaer” në Kavadar shfrytëzon shërbime nga mbi 600 kompani vendore, ndërsa në nivel vjetor qarkullimi i mjeteve me furnizuesit vendorë arrin diku rreth 10.000.000 euro.
Këtë e kumtoi drejtori i përgjithshëm i kompanisë Lukas Miringer në takim me ministrin e obliguar për rregullativë për përmirësimin e klimës investuese për ndërmarrje vendore Zoran Shapuriq, duke theksuar se ka intencë për rritjen e bashkëpunimit me kompanitë vendore.
Shapuriq i përshëndeti iniciativat dhe angazhimet si për cilësinë dhe standardet në kompani, ashtu edhe për mbështetjen e projekteve të ndryshme, veçanërisht për bashkëpunim me kompanitë vendore, me çka edhe direkt përmirësohet ekonomia e Maqedonisë.
Në kumtesën nga Kabineti i Shapuqirit qëndron se lidhur me punën vijuese, nga “Drekslermaer” presin lehtësim veçanërisht në pjesën administrative, pas digjitalizimit të dokumentimit teknik, për të cilin si projekt angazhohet edhe Qeveria, me çka krijohen kushte për punë më të mirë dhe më të lehtë të vetë organizimit.