Drejtuesit e Manchester Cityt kanë bërë shaka me shpenzimet e Manchester Unitedit, duke bërë krahasime me marrëveshjen e tyre për sulmuesin e Borussia Dortmundit, Erling Haaland.
City pritej të shpenzonte 63 milionë funte apo 75 milionë euro për të shkaktuar klauzolën e lirimit të Haaland, por ka siguruar shërbimet e sulmuesit për 12 milionë funte apo 15 milionë euro më pak.
Sipas mediumit ESPN, City tani beson se ka bërë një pazar të madh duke nënshkruar me një lojtar që mund të vlejë mbi 200 milionë euro.
Thuhet se ata janë tallur duke krahasuar 51 milionë funtet që kanë paguar për të sjellë Haalandin në Etihad dhe të cilat janë më pak se tarifa prej 52 milionë funtesh që Unitedi shpenzoi për të nënshkruar me mesfushorin Fred nga Shakhtar Donetsk në vitin 2018.
Fred ishte rrugës për në City përpara ndërhyrjes së United katër vjet më parë, por ka rezultuar një transferim i dështuar tashmë.