Drejtuesit e Barcelonës do të takohen me ata të Aston Villës për Coutinhon

Philippe Coutinho po kalon muajt e fundit si i huazuar tek skuadra angleze Aston Villa. Sulmuesi brazilian iu bashkua ekipit anglez në janar si huazim dhe ka treguar formë mjaftë të mirë. Në 12 ndeshje në Ligën Premier, Coutinho ka shënuar katër gola e ka asistuar në tre të tjerë, me Aston Villën që ka të drejtën e blerjes së kartonit të tij në fund të sezonit.

Por drejtuesit e Barcelonës do të takohen me klubin anglez për të parë nëse do ta aktivizojnë klauzolën e blerjes prej 40 milionë euro.

Steven Gerrard e pëlqen shumë lojtarin dhe dëshiron ta ketë edhe vitin e ardhshëm në skuadër. Gjithsesi katalunasit duan të dinë më herët nëse Villa do ta aktivizojë klauzolën për blerjen e tij, pasi ka skuadra të tjera të interesuara për t’i marrë shërbimet e tij.

Advertisements

Newcastle United dhe Arsenal janë dy skuadrat tjera që mund të bëjnë oferta për transferimin e Coutinhos, nëse Aston Villa nuk e aktivizon klauzolën e blerjes së tij.