Shkup, 19 mars – Zjarret në Karadak të Shkupit edhe sot janë aktivë. Nga Drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim informojnë se nga mëngjesi i sotëm intervenojnë me dy aeroplanë dhe në 14 intervenime janë hedhur 35 tonë ujë, njofton gazeta KOHA.
“Aviacionet dhe pilotët e DMSH edhe sot kanë bërë gjithçka që është në fuqinë dhe kompetencën e tyre”, qëndron në kumtesën në të cilën nga Drejtoria apelojnë deri tek të gjitha shërbimet inspektuese dhe të qarkut (zjarrfikësit, policia pyjore) të angazhohet urgjentisht dhe t’i kryejnë detyrat e tyre, të bëjnë kontrolle të rregullta dhe të parandalojnë, që të mos krijohen zjarre të reja të tilla.
Apelojnë edhe deri tek popullata në mënyrë të ndërgjegjshme të sillen në ambient të hapur, sepse edhe shkëndija më e vogël mund të sjell deri në zjarre të mëdha. (koha.mk)