Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim (DMSH) bëri të ditur se ka furnizuat pajisje të re për nevojat e ekipit për shpëtim nga rrënojat, për shpëtim nga aksidente trafiku dhe një forklift.
Bëhet fjalë për katër sete për ngritjen e ngarkesës për nevojat e ekipit për shpëtim nga rrënojat, pesë vegla të mjeteve speciale hidraulike për zjarrfikje për shpëtimin nga aksidentet e trafikut rrugor, si dhe një forklift.
“Me pajisjen e re, ngrihet gatishmëria e ekipeve për përgjigje të shpejtë në Drejtorinë për Mbrojtje dhe Shpëtim dhe pritet ballafaqim më efikas me gjendje krize”, theksohet në kumtesën e DMSH-së.