Shkup, 16 janar – Drejtoria Doganore e Republikës së Maqedonisë vitin 2016 e përfundoi me gjithsej 72,9 miliardë denarë të ardhura të realizuara, që është 5,7 miliardë denarë më shumë ose 8,5 për qind në krahasim me vitin 2015. Sipas Drejtorisë, suksesi i realizuar gjatë pagesës së të ardhurave janë meritë e disa faktorëve, por para së gjithash i disiplinës së rritur financiare të të gjithë pjesëmarrësve në tregti. “Ky është sukses i rëndësishëm gjatë pagesës së tatimeve në kompetencë të Drejtorisë Doganore: taksa gjatë importit (doganë, tatim i vlerës së shtuar, akciza dhe kompensime) dhe pagesë të akcizës jo vetëm gjatë importit, por edhe në qarkullimin e brendshëm”, informoi Drejtoria e cila vitin e kaluar, siç shtohet, ka përfituar 5,5 për qind ose 3,8 miliardë denarë më shumë nga e planifikuara. Për vitin 2016 ishte e planifikuar të përfitoj 69,5 për qind nga të ardhurat tatimore në buxhetin e Republikës së Maqedonisë, ndërsa janë realizuar pagesa prej 73,3 për qind. Lidhur me të ardhurat e realizuara në vitin 2015, në vitin 2016 është realizuar rritje e jashtëzakonshme e pagesës së të gjithë llojeve të tatimeve. “Kjo rritje është realizuar gjatë rritjes së vlerës së importit prej vetëm 1,8 për qind. Shuma e tatimeve të paguara janë: TVSH 42,1 miliardë denarë ose 6,5 për qind, gjegjësisht 2,56 miliardë denarë më shumë nga të paguarat në vitin 2015, Doganë 4,76 miliardë denarë, ose 9,9 për qind, gjegjësisht 0,4 për qind më shumë nga të paguarat në vitin 2015, Akciza 25,4 miliardë denarë ose 11,7 për qind, gjegjësisht 2,67 miliardë denarë më shumë dhe Kompensime 0,68 miliardë denarë ose 8,4 për qind, gjegjësisht 0,53 miliardë denarë më shumë nga të paguarat në vitin 2015”, njofton Drejtoria Doganore. Siç shtohet, biznes bashkësia vazhdimisht njoftohet me dispozitat doganore përmes takimeve të rregullta të Trupit këshilldhënës të Drejtorisë Doganore dhe takimeve me grupacione të kompanive sipas sektorëve. Takime të tilla organizohen në nivel rajonal dhe lokal, gjegjësisht në nivel të zyrave doganore. Kontribut të rëndësishëm, konsideron, ka edhe përmirësimin i sistemit për menaxhim me rrezikun i Drejtorisë Doganore gjatë importit (kontrolle të orientuara), rezultate më të mira me më pak kontrolle të realizuara.