Shkup, 25 korrik Drejtoria Doganore e Republikës së Maqedonisë sot nënshkroi memorandum për bashkëpunim me Asociacionin për e-tregti të Maqedonisë dhe DHL Ekspres Maqedoni.
Masat e rregulluara me memorandumet, informojnë nga Drejtoria Doganore, do të rezultojnë me sukses të madh në lehtësimin e tregtisë me dërgesa, pagesën e të ardhurave dhe nivel të ngritur të mbrojtjes dhe sigurisë, në kushte të balancimit midis kushteve të lehtësuara për rrjedhë të papenguar dhe kontroll të optimizuar të mallit dhe dërgesave, si dhe zbatim të rregullt të rregullave doganore.
Memorandum për bashkëpunim që paraqet inkuadrim të Drejtorisë Doganore të Republikës së Maqedonisë në anëtarësim më të ndershëm në Asociacion për e-tregti, e nënshkruan kryetarja e Asociacionit për e-tregti të Maqedonisë Nina Angelovska dhe drejtori i Drejtorisë Doganore, Gjoko Tanasoski.
Nënshkruesit e Memorandumit, siç informojnë nga Drejtoria Doganore, bashkëpunimin do ta realizojnë përmes ndarjes së informacioneve relevante nga sfera e e-tregtisë, së bashku do të kontribuojnë për zhvillimin e programeve adekuate nga sfera e e-tregtisë, për nevojat e shfrytëzuesve të shërbimeve, si dhe përmes ndarjes së përvojave vijuese dhe të reja, relevante për sferën e veprimit dhe grupit adekuat synues.
Memorandumi për bashkëpunim i nënshkruar midis drejtorit të Drejtorisë Doganore, Gjoko Tanasoski dhe drejtorit të DHL Ekspres Maqedoni, Nanoslav Radoviq, thuhet në kumtesë, do të kontribuojë për përforcimin e luftës kundër tregtisë me mallra të paligjshme dhe sigurim të transportit të sigurt të dërgesave të shpejta, promovimit të këmbimit efikas të informacioneve, gjetje të zgjidhjeve praktike për ndihmë të përbashkët gjatë identifikimit të dërgesave me rrezik më të madh dhe sigurim të trajtimit të shpejtë të dërgesave, pa u sjell në pikëpyetje siguria e qytetarëve.