Shkup, 3 tetor – Sot në Agjencinë për investime të huaja, drejtori Arben Vila ka pritur në takim drejtuesit e organizatës më të madhe zvicerane për promovim të eksportit.
Përmes këtij takimi, janë shkëmbyer idetë dhe mundësitë e bashkëpunimit mes dy vendeve derisa drejtori Vila ka prezantuar para të pranishmëve masat dhe projektet që vendi ka ndërmarë në sferën e ekonomisë dhe investimeve në vend.