Jose Luis Prazeres, trajneri i FC Serpa, është larguar nga klubi. Atë e kanë ndjekur edhe stafi teknik bashkë me 13 lojtarë. Arsyeja e këtij vendimi drastik ishte sjellja e një prej drejtorëve të klubit.
Toze Belinha ka ftuar lojtarët të drogohen në prag të ndeshjes së radhës ndaj Beja-s në Divizionin e Parë të Distriktit.
Lojtarët dhe stafi teknik kishin muaj që nuk merrnin rrogat, por ishte kërkesa e drejtorit ajo që i ka detyruar të largohen përfundimisht.
“Kishim kohë që nuk merrnim rrogat dhe tani drejtori na kërkoi të luanim nën efektin e drogës,” shprehet trajneri për CM Sport.