Kevin Tsujihara ka dhënë dorëheqje nga posti i tij si Drejtor Ekzekutiv i kompanisë “Warner Bros”, pas një hetimi lidhur me marrëdhënien e tij me aktoren Charlotte Kirk dhe akuzat se ai ka përdorur lidhjet e tij për t’i gjetur punë në këtë studio.
Në një deklaratë, Tsujihara tha se ai e kuptoi se “vazhdimi i udhëheqësisë sime mund të jetë një shpërqëndrim dhe pengesë për suksesin e vazhdueshëm të kompanisë.”
Kevin ishte në krye të Warner Bros për 25 vjet.
WarnerMedia nga Warner Bros bëri të ditur se kompania do të formojë një ekip të përkohshëm udhëheqës të martën.