Londër, 14 shkurt – Përfitimi i drejtorit të përgjithshëm i kompanisë së naftës “Shel”, Ben van Berden vitin e kaluar është rritur më shumë se dyfish dhe ka arritur mbi 20 milionë euro, përcjellë gazeta KOHA.
Paga e përgjithshme e Van Berden në vitin 2017 arrin rreth dhjetë milionë euro, që është kritikuar seriozisht nga aksionarët.
Rritja e pagës së drejtorëve vjen në kushte kur kompania e ka rritur profitin vjetor për pothuajse 10 miliardë dollarë. Përfitimi i tij aktualisht është për 143 herë më e madhe nga paga mesatare për punëtorë në “Shel” në Britaninë e Madhe.
Paga e Van Berden është kontestuar një periudhë më të gjatë ndërsa posaçërisht është kritikuar gjatë vitit 2017 kur ka ndodhur shpërthimi i një cisterne me naftë në Pakistan, në pronë të prodhuesve të “Shel”, me ç’rast e kanë humbur jetën më shumë se 200 njerëz.
Kompania e naftës anglo-holandeze aktualisht është kompania më e vlefshme në bursën e Britanisë.(koha.mk)