Frederic Massara, i cili është drejtor i ri sportiv i skuadrës A.S. Roma, dëshiron t’ia vazhdojë kontratën sulmuesit boshnjak, Edin Dzeko.
Massara do të takohet me bashkëpronarin Pallotta në mënyrë që ta bindë atë t’ia ripërtërijë kontratën futbollistit në fjalë, shkruan Goal.
Kontrata e 33 vjeçarit me skuadrën e Romës pritet të skadojë pas një viti dhe kjo gjë ka kapur vëmendjen e klubeve të mëdha si Inter Milan dhe West Ham.