Gaetano Castrovilli është duke kaluar një formë mjaft të mirë me skuadrën e Fiorentinës në Serie A. Pas huazimit 2 vjeçar te Cremoneze, mesfushori 22-vjeçar u rikthye protagonist te skuadra vjollcë, duke fituar vendin e titullarit.
Castrovilli së fundmi veç besimit të trajnerit Vincenzo Montela, ka fituar edhe “zemrën” e drejtorit sportiv, Daniele Prade. Ky i fundit i ka befasuar të gjithë me deklaratën e tij, teksa u shpreh se nëse futbollisti i Fiorentinës do të vazhdojë me këtë përkushtim dhe seriozitet, do t’i japë lejë të flasë me mbesën e tij bukuroshe Costanza Grimaldi.
Kjo deklaratë e Prades ka bërë xhiron e internetit në të gjithë mediat italiane dhe jo vetëm. “Nëse Gaetano do të tregohet akoma serioz, i përulur dhe profesionist, unë i jap lejë të flasë me mbesën time Costanza, e cila është shumë e bukur”, tha drejtori sportiv i Fiorentinës, Prade në konferencë për shtyp.