Gjenevë, 27 janar – Drejtori gjeneral i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Adanom Gebrejesus udhëtoi në Pekin, ku do të bisedojë me përfaqësuesit zyrtar kinez për luftën kundër përhapjes së koronavirusit të ri vdekjeprurës, prej të cilit në Kinë e humbën jetën 81 persona, ndërsa 2.750 janë të infektuar.
Javën e kaluar OBSH-ja nuk shpalli gjendje të jashtëzakonshme globale dhe konstatoi se Kina i ka ndërmarrë masat e nevojshme, përfshirë izolimin e më shumë qyteteve dhe zonave me rreth 50 milion banorë, me qëllim të parandalimit të përhapjes së virusit.
Drejtoi i OBSH-së deklaroi se nuk do të hezitojë ta thërrasë Komitetin për urgjenca të Organizatës Botërore të Shëndetësisë nëse vlerëson se situata në Kinë është përkeqësuar.(koha.mk)