Shkup, 8 dhjetor – Drejtori i Agjencisë për promovim dhe mbështetje të turizmit, Aleksandar Donev sot në Tiranë do të ketë fjalim në takimin e parë nacional me titull “Turizëm aventurier në Shqipëri”.
Donev në takim do të marrë pjesë me ftesë të Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit Jetësor të Republikës së Shqipërisë në bashkëpunim me Federatën për sporte në natyrë.
Në takim do të kenë fjalim kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, ministri i Turizmit dhe Mjedisit Jetësor Blendi Klosi, ministrja e Arsimit dhe Sportit Lindita Nikolla, një përfaqësues i Federatës për sporte në natyrë, si dhe përfaqësues nga sfera të ndryshme të turizmit në Shqipëri dhe rajon.
Ngjarja ka për qëllim që të promovohet shumëllojshmëria, natyra dhe kultura në Shqipëri.