Drejtori Avziu: Përgatitje para hapjes zyrtare të sezonit në Livadhishte në Strugë

49

Strugë, 8 maj – Një pamje krejtë ndryshe, një punë e cila ka nisur prej nga ardhja në detyrë drejtor tek Elem Turs, duke marë me shumë seriozitet punët për tia kthyer pamjen e vendit turistik pikërisht pushimores në Livadhishte të Strugës.

Drejtori i Elem Turs, Adem Avziu tashmë ka bërë të ditur se edhe pak kohë fillon sezona turistike dhe se ato janë gati për këtë sezonë duke bërë edhe pregaditjet përfundimtare.

“Me përkushtimin më të madh jemi angazhuar që këtij kampi t’i kthehet shkëlqimi me riparimin e defekteve potenciale, pastrimin dhe sjelljen e risive të tjera. Do të jemi në gjendje gadishmërie gjatë tërë sezonit për të krijuar kushte më të mira për të gjithë vizitorët duke krijuar një vend ideal për t’i kaluar pushimet verore”, kështu ka deklaruar Adem Avziu, drejtor i Elem Turs.