Shkup, 18 tetor – Drejtoresha rajonale për Evropën Lindore dhe Azinë Qendrore të Fondit për popullatë të Kombeve të Bashkuara (UNFPA), Alana Armitazh, sot do të vijë për vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë.
Në kuadër të vizitës, siç informojnë nga UNFPA, janë paraparë takime me kryeministrin Zoran Zaev, me përfaqësues të organizatave partnere të UNFPA në shtet si edhe organizata të tjera në kuadër të bashkëpunimit të UNFPA-së me Maqedoninë e Veriut.
Armitazh në 25 vitet e fundit punon në promovimin e shëndetit të femrave, zhvillimin dhe në të drejtat e njeriut. Ka marrë pjesë në disa misione të UNFPA-së në Afrikë, Lindjen e Afërt, Evropën Lindore dhe Amerikën Latine. (koha.mk)