Drejtoresha e CIA-s dëgjoi audio regjistrimin e vrasjes së Khashoggit

Drejtoresha e Agjencisë Qendrore të Inteligjencës (CIA), Gina Haspel, gjatë qëndrimit në Turqi, ka dëgjuar audio regjistrimin e marrjes në pyetje dhe vrasjes së gazetarit saudit, Jamal Khashoggi, transmeton Anadolu Agency.

Njerëzit që janë në dijeni me aktivitetet e saj, thonë se Haspel udhëtoi fshehurazi në Turqi të hënën, ku “gjatë qëndrimit dëgjoi një audio regjistrim”, shkruan e përditshmja amerikane “Washington Post”.

“Një person, i cili është i njoftuar me përmbajtjen e audio regjistrimit tha se i njëjti ishe bindës dhe mund të rrisë presionin ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të llogaritur Arabinë Saudite përgjegjëse për vdekjen e Khashoggit”, thuhet në tekst.

Khashoggi, kolumnist i të përditshmes “Washington Postit”, për herë të fundit u pa i gjallë më 2 tetor, atëherë kur hyri në konsullatën saudite në Stamboll.

Pas mohimit disaditor për qëndrimin e tij në konsullatë, zyrtarët e Arabisë Saudite konfirmuan javën e kaluar se Khashoggi u vra gjatë një sherri në konsullatë.