Shkup, 1 nëntor – Dy deri në tre milionë dollarë arrijnë investimet në Maqedoni të cilat deri më tani janë realizuar përmes SEAF Fondit për investim në vend përmes SHBA-së dhe Kanadasë të krijuar me platformën Maqedonia 2025, deklaroi Xhon Bitov më i riu bashkëthemelues dhe anëtar i Bordit të Drejtorëve të Maqedonia 2025. Bitov, i cili është pjesëmarrës i Këshillit të Maqedonia 2025, që mbahet prej sot në Shkup, tha se ai personalisht ka investuar përmes kësaj platforme në disa biznese lokale. Theksoi se duke e pasur parasysh situatën politike në Maqedoni dhe në disa çështje të tjera, disa prej investimeve nuk janë ndër më të mirat, por shpreson se do të përmirësohen. Ai paralajmëroi edhe program të ri për mbështetje të bizneseve në Maqedoni, e cila do të financojë familjen e saj, që zyrtarisht do të prezantohet nesër në mbylljen e samitit. “Do të sjellim drejtorë nga SHBA-ja dhe Kanadaja të cilët do të punojnë me njerëz nga Maqedonia,