Shkup, 14 korrik – Në një auto-salon në Shkup është e vendosur një qendër e fuqishme inteligjente anti-serbe. Në vazhdë është një operacion sekret i shërbimeve të huaja sekrete kundër Serbisë. Këtë në një intervistë për Radio Televizionin Serb (RTS) e ka deklaruar Millovan Drecun, kryetar i Këshillit parlamentar serb për Kosovën, transmeton gazeta KOHA.
Sipas pretendimeve të tij, agjentë nga Maqedonia, Shqipëria, Bullgaria dhe Gjermania punojnë në bllokimin e një zgjidhje kompromise mes Beogradit dhe Prishtinës, ndërsa ky ekip i fuqishëm, sipas tij, është formuar para dy muajve dhe punon kundër interesave të Serisë.
Drecun e ka akuzuar kryeministrin Zaev se nuk është i sinqertë me Serbinë, duke marrë parasysh atë që flet me komikët rus se nëse ka ndryshime të territoreve mes Beogradit dhe Serbisë, atëherë do të vjen deri te destabilizimi i rajonit. (koha.mk)