Mesfushori i Përfaqësueses së Gjermanisë, Julian Draxler do të mbetet pjesë e skuadrës së Paris Saint-Germainit.
Skuadra nga Ligue 1, ka njoftuar të hënën se Draxler e ka rinovuar kontratën që i skadonte muajin e ardhshëm deri në verën e vitit 2024.
Me rinovimin e kontratës, Draxler është bërë njëri prej 15-të futbollistëve më të paguar në kampionatin francez pasi paga e tij vjetore te PSG-ja do të jetë shtatë milionë euro.
Draxler këtë edicion ka shënuar katër gola dhe shtatë asistime në 34 ndeshje kurse me ardhjen e trajnerit Mauricio Pochettino në fillim të këtij viti, ai ishte shndërruar në një titullar të padiskutueshëm.
27-vjeçari është pjesë e Parisit prej janarit të vitit 2017 kur iu bashkua nga skuadra e Wolfsburgut për 36 milionë euro. Ai me PSG-n, ka fituar tre tituj kampioni në Francë.