Fantazisti gjerman Julian Draxler ka një kontratë të vlefshme deri në qershor të vitit të ardhshëm me Paris Saint Germain dhe nga janari mund të nisë negociatat për të gjetur një klub tjetër, duke qenë se francezët nuk kanë ndërmend t’i rinovojnë bashkëpunimin.
Për të përfituar nga situate, është vënë në lëvizje Milani, që ka angazhuar dyshen Maldini-Massara të bindin gjermanin të transferohet në Itali verën e ardhshme, duke qenë se gjithçka mund të mbyllet pa asnjë kosto për kartonin. Draxler luan si fantazist, por edhe si sulmues në të dy krahët, ndaj është një alternativë mjaft e vlefshme për Milanin, që do t’i shtonte kështu organikës së Piolit një futbollist me mjaft eksperiencë në nivele të larta të futbollit.
Aktualisht gjermani 28-vjeçar përfiton rreth 4 milionë euro neto në sezon te Paris Saint Germain dhe te Milani janë gati t’i ofrojnë të njëjtën shumë, për një kontratë 5-vjeçare, si dhe një bonus në momentin e firmës. Në këtë mënyrë kuqezinjtë mund të ndihen më të mbrojtur nga presioni i turkut Calhanoglu, që ka kërkuar pagë 6.5 milionë euro në vit për të rinovuar kontratën, pasi në të kundërt mund të largohet si futbollist i lirë verën e ardhshme.