E gjithë bota e futbollit është në mbështetje të Ledian Memushajt. Mesfushori shqiptar përjetuar një dramë të vërtetë familjare, pasi gruaja e tij ka humbur dy binjakët teksa ishte shtatzënë. Portali i njohur “EuroSport” ka sqaruar se kanë qenë “arsye familjare” që e kanë shtyrë Mumushajn të largohet nga skuadra në prag të ndeshjes ndaj Lacios, raporton “Albeu”. Mesfushori shqiptar është kapiten i skuadrës së Peskarës. Lajmi në fakt ka tronditur dhe shokët e skuadrës, dhe klubin që i dha leje për të qëndruar pranë bashkëshortes së tij në këto momente të vështira.