Një superndeshje është zhvilluar sonte ndërmjet Real Madridit dhe Juventusit, në ndeshjen e dytë çerekfinale në Ligën e Kampionëve. Juventusi ishte i jashtëzakonshëm, duke shënuar 3 gola në këtë takim, transmeton Koha.net. Mario Manxhukiq shënoi 2 gola, kurse një herë shënoi Matuidi. Dhe kur pritej që ndeshja të shkonte në vazhdime ishte gjyqtari kryesor që akordoi një penalti për Realin. Në minutën e 90+3 gjyqtari akordoi penalti për Real Madridit, të cilën në gol e shndërroi Cristiano Ronaldo. Me këtë rast Buffon u ndëshkua me karton të kuq për shkak të protestimit për akordimin e penaltisë. Real Madridi në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, i bashkohet tani Bayern Munichut, Liverpoolit e Romës.