Bajern Munih po përgatit planin për të rinovuar skuadrën me prurje të reja dhe objektivi i klubit është të gjejë pasuesin e Frank Riberi, tashmë 34 vjeç dhe i dëmtuar shpesh. I përzgjedhuri nga drejtuesit e bavarezëve është Julian Draksler, fantazisti gjerman që nuk luan rregullisht te Paris Sen Zhermen.
I blerë një vit më parë për afro 50 mln euro nga parisienët, Draksler nuk do të refuzonte një transferim te Bajern Munih por një operacion i tillë nuk pritet të ndodhë në merkaton e janarit.