Drake: Unë do të jem Barack Obama

29

Shumë herë yje të famshme të showbizit kanë interpretuar figura të rëndësishme si politike, por edhe jo vetëm. Madje një pjesë e madhe e politikanëve kanë rënë pre edhe e imitimit nga aktorët hollivudianë.

Një rast i ngjashëm është edhe interpretimi i figurës së ish-Presidentit të SHBA-ve, Barack Obama. I vetmi aktor që është shprehur i gatshëm është këngëtari Drake, i cili ka theksuar se nëse Hollywood po planifikon që të nxjerrë një film kushtuar Obamës, do të jetë i pari edhe vetmi që do e interpretojë.

Edhe shumë vite më parë, Drake ka shprehur dëshirën për të luajtur në një film, rolin e Barack Obama-s dhe nëse kjo ndodh, ish-kreu i Amerikës do t’i japë gjithë mbështetjen e tij.

Në një intervistë kur Obama mbante postin e presidentit, u shpreh se Drake dukej nga ata njerëz që është i aftë të bëjë çfarë ëndërron të bëjë sepse është i talentuar. Sipas tij Drake që në atë kohë mori aprovimin e ish-presidentit, por edhe të familjes së tij për të luajtur një rol të tillë.

Në fakt, figura e Obama-s është portretizuar edhe më herët në ekran në filmin Southside With You and Barry, por asokohe ish-Presidenti tha se nuk shqetësohet shumë për mënyrën se si e portretizojnë figurën e tij pasi kishte shumë përgjegjësi të tjera.

Së fundmi, ish-presidenti ka publikuar një libër me kujtimet e tij personale “A Promised Land” dhe deri më tani ka rezultuar sukses, duke shitur plot 1.7 milionë kopje.

Drake kohët e fundit është shprehur se do të refuzonte të luante figurën e Donald Trump, kjo edhe për shkak të politikave të gabuara që ai ndoqi për komunitetin afro-amerikan.