Reperi i njohur kanadez, Drake, ka thyer rekordin të cilin e ka mbajtur bendi i famshëm “The Beatles” për 54 vjet.
Këtë rekord ai e ka thyer me këngën e tij “Mia”, të cilën e ka punuar në bashkëpunim me reperin latin Bad Bunny, transmeton Koha.net. 12 këngët e Draket ka arritur të jenë në top dhjetëshen e US Billboard Hot 100 për 2018-ën, që nënkupton se asnjë artist nuk ka arritur diçka të tillë për një vit të tërë deri më tani.
Ky rekord për të fundit herë është caktuar në vitin 1964, kur këngët “I Feel Fine” dhe ‘She’s A Woman” kanë hyrë në toplistën më 26 dhjetor të atij viti.
Po atë vit, “The Beatles” kanë publikur këngët klasike si “Can’t Buy Me Love” dhe “A Hard Days Night”, por rekordi i tyre mbi gjysmëshekullor tani i takon reperit kanadez.
Drake ka hyrë toplistën tri herë këtë vit me “God’s Plan”, “Nice For What” dhe “In My Feelings”, si dhe me bashkëpunimet e tij si “Yes Indeed” me Lil Baby, “Look Alive” me BlocBoy dhe “Walk It Talk It” me Migos.
Ndër këngët e tij të tjera që kanë qenë toplistë janë “Nonstop”, “I’m Upset”, “Diplomatic Immunity”, “Emotionless” dhe “Don’t Matter to Me”, transmeton Koha.net.
Gjithashtu, më herët këtë vit, Drake ka thyer edhe një rekord tjetër kur është bërë artisti i parë që ka arritur mbi 50 miliardë dëgjime në të gjitha platformat muzikore pas lansimit të albumit të tij “Scorpion”.