Kryeministri italian Mario Dragi mbrëmë deklaroi se nga Bashkimi Evropian pret aksion të koordinuar për përshpejtimin e fushatës për vaksinim kundër Kovid-19.
Në deklaratën e dhënë gjatë samitit të liuderëve të BE-së, të transmetuar nga mediumet britanike, kryeministri i ri italian tha se “nuk duhet të ketë arsyetim” për kompanitë që nuk arritën t’i sigurojnë vaksinat e premtuara.
Dragi, po ashtu, tha se në të ardhmen ndoshta duhet t’i jepet përparësi dozës së parë të vaksinimit, në vend se të mbahen dozat për rivaksinime, siç po bëhet në këtë moment.