Ushtruesi i detyrës drejtori i IP Teatri Kombëtar i Maqedonisë, Dragan Spasov – Dac, sot ka dhënë dorëheqje nga funksioni, informon Ministria e Kulturës. Sipas MPB-së, mbrëmë në ora 19:20 në rrugën “Anton Popov” në Shkup, Spasovski me automjet për udhëtarë BMV ka përplasur këmbësoren E.C. (27). E.C. është dërguar në SPQ “Shën Naumi i Ohrit” ku i janë konstatuar lëndime trupore, pas së cilës është lëshuar në shtëpi.
Nga Qeveria paraprakisht informuan se Ministria e Punëve të Brendshme dhe të gjitha organet hollësisht do t’i hulumtojnë dhe publikojnë konstatimet për aksidentin e drejtori të (TKM), Dragan Spasov – Dac. “Lidhur me aksidentin që ka ndodh dje Ministria e Punëve të Brendshme dhe të gjitha organet tjera di ta hetojnë ngjarjen hollësisht dhe në afat sa më të shkurtër të mundshëm të gjitha konstatimet do të prezantohen para opinionit. Në çdo rast, Qeveria e RM-së konsideron se secili duhet të mbajë përgjegjësi në konform ligjeve. Një person që ka kryer kundërvajtje të këtillë dhe ka sjellë në rrezik një person tjetër nuk mund të udhëheqë me një institucion dhe të kryejë funksion publik”, tha zëdhënësi i Qeverisë, Mile Boshnjakovski në konferencën e sotme për shtyp për vendimet e seancës së rregullt të Qeverisë.